Lajme

Klinaku : Kurti të shkoj në Prokurori për të marë dosjet për listat e veteranëve, nuk e kemi ndërmend të ndalemi

Ushtruesi i Detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinak
Ushtruesi i Detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinak

Udhëheqësi i OVL-së, Faton Klinaku ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që të shkojë në Prokurori e të marrë dosjet për listat e veteranëve.

Ai po ashtu ka thënë se Kurti mund edhe ti pastrojë ato sepse është në pushtet tashmë.

“I ke pas “kundërshtuar” e ua ke pas rrëzuar do xhipa, e tash dorëzoju ti medalje EULEX-it.Veç sa i përket veteranëve, shko merri dosjet në prokurori e pastroji listat sepse je pushtet. Por, ke kujdes mos e prek ligjin e tyre, e mos vazhdo me kryeneçësi se veç përplasje ke me pas me ta dhe nuk e kemi ndërmend që të ndalemi, e përgjegjësia do të jetë kryekëput e jotja” ka thënë Klinaku.

Disa ditë më parë gjatë kohës kur Kuvendi i Kosovës po mbante seancë për pagën minimale, veteranët e luftës protestuan para Kuvendit të Kosovës.

Kjo protestë e tyre eskaloi deri sa u nevojit edhe intervenimi nga Policia e Kosovës./Shqip.com