Klinaku: Ish-bashkëluftëtarit të Salih Mustafës po i bastiset shtëpia nga Specialja
Publikuar:
(07.12.2023 17:41:02)

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK, Faton Klinaku, tha se Gjykata Speciale ka urdhëruar bastisjen e shtëpisë së ish-luftëtarit të UÇK-së, Behar Berisha.
“Sapo u informova se specialja ka filluar sërish bastisje në shtëpinë e bashkëluftëtarit të Calit, Behar Berisha”, ka shkruar Klinaku në Facebook.
Ai nuk ka dhënë detaje tjera.
/Shqip.com