Kjo është gjendja në pikat kufitare në Kosovë
Publikuar:
(09.09.2022 19:46:36)

Pasditja e së premtes është karakterizuar e qetë në pikat kufitare në Kosovë.
Duke u bazuar në të dhënat e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në të gjitha vendkalimet nuk ka pasur pritje me të gjata se 5 minuta.
Ndërsa në po të njëjtat pika nuk është shënuar asnjë kolonë.
Kujtojmë se gjatë ditëve të verës, në pikat kufitare në Merdarë dhe tek Dheu i Bardhë ka pasur pritje të gjata me orë të tëra.

Po ashtu në këto vendkalimi kolonat kanë arritur me kilometra dhe kjo për shkak të fluksit të mërgimtarëve gjatë sezonës./Shqip.com