Kjo është gjendja në pikat kufitare me Kosovë
Publikuar:
(06.01.2023 08:18:48)

Gjatë mëngjesit të së premtes , gjatë daljes nga Kosova, pritjet në pikë kalimet kanë qenë të gjata vetëm në pikë kalimin kufitare me Merdarë dhe Dheun e Bardhë.
Sipas Qendrës Kombëtare Për Menaxhim Kufitar, sot pritjet në Merdarë janë të gjata nga 120 deri në 150 minuta ndërsa, tek Dheu i Bardhë deri në 90 minuta.
Po ashtu në Merdarë kolonat e veturave janë të gjata deri në 400 metra ndërsa në Dheun e Bardhë kolonat e veturave janë të gjata deri në 1000 metra.

Në pikat e tjera kufitare, pritjet gjatë hyrjes dhe daljes nga Kosova nuk janë më shumë se 3 deri në 10 minuta.
/Shqip.com