Kjo është e kaluara e ish-kryeministrit japonez

Sot gjatë ditës, Ish-kryeministri japonez Shinzo Abe u vra teksa po mbante një fjalim fushate në një rrugë në Nara të Japonisë.
Abe, 67 vjeç, ishte kryeministri më jetëgjatë i Japonisë, duke mbajtur postin nga 2006 në 2007 dhe përsëri nga 2012 në 2020 përpara se të jepte dorëheqjen për arsye shëndetësore, raporton CNN.
Në kohën e të shtënave, Abe po mbante një fjalim në mbështetje të kandidatëve në Partinë Liberal Demokratike. Ai u dërgua me urgjencë në spital me helikopter, por vdiq nga gjakderdhja e tepërt, thanë mjekët.
Një i dyshuar, një vendas rreth të 40-tave i identifikuar si Tetsuya Yamagami, u arrestua dhe u akuzua për tentativë vrasje, sipas transmetuesit japonez NHK.
Por cila ishte e kalura e ish-kryeministrit janponez?
Abe dhe gruaja e tij, Akie, martohen në dasmën e tyre në Tokio në vitin 1987. Ata shoqëroheshin nga ish-kryeministri japonez Takeo Fukuda dhe gruaja e tij, Mie.

Në vitin 1993, Abe merr kunjin e anëtarit të Dietës Kombëtare në seancën e tij të parë legjislative.
Në vitin 2004, Abe, si sekretar i përgjithshëm i Partisë Liberale Demokratike në pushtet, zhvilloi takim me këshilltaren e Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve, Condoleezza Rice.
Në vitin 2006, Abe takohet me Sakie Yokota dhe burrin e saj, Shigeru, vajza e të cilit Megumi u rrëmbye në 1977 nga agjentët e Koresë së Veriut. Prindërit e Megumit po i tregonin Abe-s për takimin e Sakie me presidentin amerikan George W. Bush.
Abe filloi një mandat të dytë si kryeministër në vitin 2012. Këtu, ai pozon për foto me anëtarët e rinj të kabinetit në rezidencën e tij zyrtare në Tokio.

Abe i drejtohet një sesioni të përbashkët të Kongresit të SHBA në 2015.
Abe, po ashtu gjatë karrierës së tij ka zhvilluar takim edhe me ish-presidentin Trup në vitin 2017.Ky takim ishte zhvilluar në Pallatin Akasaka në Tokio.

Në vitin 2020, Abe pas një konference për shtyp në Tokio tha se do të tërhiqej nga posti i tij për shkak të shqetësimeve shëndetësore./Shqip.com
