Kjo është detyra e re e Rrahman Ramës

Rrahman Rama do të jetë përfaqësues i Kosovës në Qendrën për Siguri dhe Bashkëpunim – që gjendet në Kroaci.
Kështu ka njoftuar, të martën kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, teksa ka shkruar për Bashkim Jasharin, komandantin e ri të Forcave të Sigurisë së Kosovës.
“Komandantit Jashari i dëshiroj punë të mbarë në detyrën e tij të re. Gjenerallejtnant Rrahman Ramën e falënderoi për kontributin e tij dhe po ashtu i dëshiroj suksese në angazhimin e mëtutjeshëm si përfaqësues yni në RACVIAC”, ka thënë Kurti.
Rama dha dorëheqje të martën nga pozita e Komandantit të Forcave të Sigurisë së Kosovës.
Çka tha Kurti për Bashkim Jasharin

“Ushtrisë që i shërben popullit, i duhet ushtari me zemrën plot dashuri për atdheun, ushtari që të përbashkëtën e vetëmohimin i lartëson në detyrën që i besohet, ushtari që të ardhmen e sheh përmes idealit të dëshmorit”.
Gjitha këto ideale për kryeministrin e Kosovës i ka Bashkim Jashari – që të martën u emërua si Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Emërimin e tij e bëri presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani – pas dorëheqjes së Rrahman Ramës nga posti.
“Ushtria jonë është e re, por me pjekuri të thellë e histori të lavdishme. Vazhdimësia e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përmes Forcës së Sigurisë së Kosovës, është shtylla jonë e fortë mbi gurthemelin e Republikës”, ka shkruar Kurti në Facebook.