Rozë

Kjo është banorja e BBV që po mendon ta shpëtojë Kiarën nga eliminimi

Kiara këtë javë është në nominim kokë më kokë bashkë më Oltën.

Kjo ka bërë që Luizi të deklarohet se nëse del të shtunën nga shtëpia Kiara do të largohet edhe ai.

Ndërkohë pas prime teksa ndodheshin në oborr, Fotinia me shenja ka komunikuar me Luizin duke i thënë se do dal ajo, për ta shpëtuar Kiarën.

Luizi nuk e pranoi këtë gjë dhe tha se nuk do t’i flasë më gjithë jetën nëse ajo e bën këtë.

Në anën tjetër edhe banorët janë të mërzitur pse Luizi ka marrë një vendim të tillë.

/Shqip.com