Kjo është agjenda e Samitit BE-Ballkani Perëndimor

Është publikuar agjenda e Samitit të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.
Ky Samit do të mbahet në ditën e nesërme, përkatësisht me datën 6 dhjetor në Tiranë.
Duke filluar nga ora 9:30 do të mbërrijnë liderët në vendin ku do të mbahet Samiti.
Nga ora 10:00 do të bëhet firmosja e marrëveshjes Roaming.
Mbërritja e liderëve të tjerë do të vazhdojë edhe nga ora 10:15 dhe për të filluar me pas me seancën e parë plenare.
Parashihet edhe foto familjare e liderëve te vendeve pjesëmarrëse në Samit dhe pas saj vazhdimi i seancës së dytë plenare, raporton Abcnews.al.
Nga ora 14:30 do të jetë konferenca e liderëve duke përfshirë presidentin e Këshillit të Evropës, Charls Michel, presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.
Në këtë samit, kryeministri i Spanjës nuk do të marrë pjesë për arsyeje se vendi që ai përfaqëson e ka Ditën e Kushtetutës në të njëjtën ditë kur është paraparë mbajtja e takimit.

/Shqip.com