Lajme

Kishte rënë në humnerë në Prevallë, vdes një person

Vdekje / Ilustrim
Vdekje / Ilustrim

Një person ka ndërruar jetë, pasi kishte rënë në një humnerë në Prevallë.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Lexo edhe:
LDK ankohet në Supreme pasi PZAP i anuloi votat me postë

“Telefonatën e parë e kishim pranuar në ora 14:35, menjëherë kemi dalë në vendin e ngjarjes”.

“Rreth orës 18:45 e kemi pranuar informacionin nga mjeku kujdestar që ka qenë në vendin e ngjarjes se viktima ishte pa shenja jete”, ka thënë ai. /Shqip.com