Kishte refuzuar të luajë në filmin e tij, Bes Kallaku tregon se si qëndron raporti me Encën
Publikuar:
(09.01.2023 08:15:17)

Personazhet publike jo çdo herë kanë treguar se ata kanë marrëdhënie të mira.
Rasti i fundit është në mes të këngëtares, Enca Haxhiu dhe aktorit, Bes Kallakut të cilët kanë tensionuar raportin për një rolë që ajo ka refuzuar të luajë në filmin e tij.
Enca muaj në parë në “Shiko Kush Luan” ka treguar se ka refuzuar ftesën e tij për në film, pasi kishte pranuar ftesën e Ermal Mamaqit dhe asokohe është shprehur se nuk do të bashkëpunonte kurrë me Bes Kallakun.
E ky i fundit tashmë ka treguar se nuk ka patur asnjë komunikim që prej asaj kohe, ndonëse është i hapur për bashkëpunime me çdo personazh shqiptar dhe madje do e ftonte edhe Encën sërish.
/Shqip.com