Kinematë në Poloni shfaqin filma të dubluar në gjuhën ukrainase për fëmijët refugjatë

Një rrjet kinemash në Poloni po shfaq filma në gjuhën ukrainase për refugjatët që po e lënë Ukrainën.
Kinematë organizuan një aksion falë të cilit fëmijët ukrainas do të mund të shikojnë filma vizatimorë falas.
Kësaj nisme i janë bashkuar 52 kinema nga e gjithë Polonia.
Agnieszka Szmigielska drejtoresha e kinemasë Helios shpjegon se është një numër i madh i shikuesve që shkojnë dhe shohin filmat.
“Ne kemi një numër të kufizuar vendesh. Numri i spektatorëve që vijnë për të parë filmat është relativisht konstant, rreth 20-30 persona në ditë. Më parë, në fillim të konfliktit, ky numër ishte më i lartë, po vinin më shumë refugjatë. Tani shohim që gjithçka po stabilizohet, por ne vazhdojmë të punojmë dhe t’i shfaqim ato filma në kinemanë tonë në gjuhën ukrainase.”
Kjo nismë ka filluar me qëllimin që fëmijët ukrainas të mund të shkëputen nga realiteti tragjik dhe të argëtohen.
Shumë vende janë solidarizuar dhe i kanë qëndruar në mbrojtje Ukrainës.
Në Portugali, disa kopje të tregimeve për fëmijë, iu dhanë familjeve ukrainase.
Autori dhe përkthyesi në gjuhën ukrainase ua treguan historinë fëmijëve.
Në rastin e librave dhe tregimeve, mbështetja për fëmijët ukrainas të dëbuar nga qytetet e tyre nga lufta zhvillohet në Portugali dhe vende të tjera evropiane nga botues, autorë, ilustrues dhe përkthyes.