Lajme Botë

Kina bllokon vizat për Korenë e Jugut dhe Japoninë për shkak të COVID-19

Kina ka ndaluar lëshimin e vizave afatshkurtra për individë nga Koreja e Jugut dhe Japonia si hakmarrje për kufizimet e Covid-it ndaj udhëtarëve kinezë.

Vizat për koreanojugorët që hyjnë në Kinë si turistë janë pezulluar, tha ambasada e Pekinit në Seul.

Mediat japoneze raportuan se Kina po vendoste masa të ngjashme atje.

Javën e kaluar, Koreja e Jugut ndaloi lëshimin e vizave turistike për ata që vijnë nga Kina, të cilat ministria e jashtme kineze i quajti “të papranueshme” dhe “joshkencore”.

Ndërkohë Japonia aktualisht po lejon vizitorët kinezë të hyjnë në vend, me kusht që të rezultojnë negativë për Covid.

Kufizimet supozohet të zgjasin të paktën deri në fund të muajit, gjë që do t’u japë shkencëtarëve kohë për të analizuar për çdo variant të ri të mundshëm që vjen nga Kina, raporton BBC.

/Shqip.com