Rozë Ndërkombëtar

Kim Kardashian zyrtarisht në lidhje të re

Kim Kardashian dhe Pete Davidson

Kim Kardashian dhe Pete Davidson kanë konfirmuar lidhjen e tyre. 

Në një shfaqje të guximshme publike të dashurisë, Kim, 41 vjeç dhe Pete, 28, u panë të kapur për dore të mërkurën ndërsa festonin ditëlindjen e tij, në Palm Springs, Kaliforni, shkruan DailyMail, transmeton Shqip.com.

As Kim dhe as Pete nuk mund të fshehin buzëqeshjet e tyre të shndritshme ndërsa bënë një shëtitje pranë rezidencës prej 12 milionë dollarësh të mamasë së saj, Kris Jenner, ku ata kanë qëndruar së bashku, duke lënë pak dyshime se marrëdhënia e tyre është më shumë se një fluturim kalimtar.

Një burim i afërt me Kimin tha ekskluzivisht për DailyMail së fundmi se Pete është ‘shumë agresiv’ me të pasi ai shpesh ‘i kap belin, i komplimenton të pasmet dhe i prek flokët’ kur janë bashkë.

Ish-bashkëshorti i Kim, Kanye, 44 vjeç, i cili tani ka ndryshuar ligjërisht emrin e tij në Ye, u lidh për pak kohë me modelen Irina Shayk në qershor përpara se të dilte në publik me modelen e Instagramit, Vinetria, 22 vjeç. 

Ndërkohë, Pete, i cili mbushi 28 vjeç të martën, ka qenë më parë i lidhur romantikisht me një mori figurave publike, duke përfshirë yllin e Bridgerton, Phoebe Dynevor, Kate Beckinsale dhe ish të fejuarën e tij Ariana Grande.

Në fotografitë e siguruara, nëna e katër fëmijëve, Kim mund të shihet duke treguar të linjat e saj të famshme trupore e veshur me një triko të bardhë dhe një palë geta gri të mëdha, teksa mban për dore Pete-n i cili kishte veshur pizhamet e markës së saj “SKIMS” dhe një bluzë e zezë.

Një burim i afërt me Kimin tha ekskluzivisht për DailyMail së fundmi se Pete është ‘shumë agresiv’ me të pasi ai shpesh ‘i kap belin, i komplimenton të pasmet dhe i prek flokët’ kur janë bashkë./SHQIP.com