Kim Kardashian xheloze, fshin Miley në Instagram pas veprimeve provokuese me Pete
Publikuar:
(05.01.2022 17:36:54)

Kim Kardashian pas ndarjes me Kanye West ka filluar lidhjen me Pete Davidson.
Dyshja janë parë duke shoqëruar njëri-tjetrin në vende të ndryshme, ndërsa edhe shkëmbenin puthje, shkruan Daily Mail.
Por, kjo e fundit ka vendosur që për shkak të dashurit të ri, të largojë artisten e njohur, Miley Cyrus.

Një gjë e tillë ka ardhur pasi Cyrus dhe komediani janë parë me veprime provokuese në emisionin Saturday Night Live.
Daily Mail po ashtu ka kontaktuar përfaqëusit e Kim, por nuk kanë marrë ndonjë koment për një gjë të tillë.

Në anën tjetër, Miley dhe Pete posedojnë edhe tatuzhe të njëjta./SHQIP.com