Rozë Ndërkombëtar

Kim Kardashian reagon publikisht ndaj akuzave të Kanye West

Kim Kardashian

Divorci i një ndër çifteve më të dashura të Hollywood-it, Kim Kardashian dhe Kanye West ishte një ndër lajmet e papritura.

E pas divorcit, “skandal” ishte lidhja publike e Julia Fox me Kanye, i cili tashmë shkon me nofkën Ye.

E tani, Kim Kardashian ka akuzuar ish-bashkëshortin e saj, Kanye West, se e bën bashkë-prindërimin shumë të vështirë.

Kjo e gjitha pasi reperi ka postuar në Instagram se vajza e tyre ishte në TikTok kundër vullnetit të tij.

Ye dhe Kim Kardashian

Në një postim në Instagram, Kardashian u kthye kundër Kanye, duke i quajtur sulmet e tij në rrjetet sociale “të lëndueshme”.

“Sulmet e vazhdueshme ndaj saj në intervista dhe në mediat sociale janë “më të dëmshme se çdo TikTok North mund të krijojë”.

“Divorci është mjaft i vështirë për fëmijët tanë dhe obsesioni i Kanye për të kontrolluar dhe manipuluar situatën tonë kaq negativisht dhe publikisht vetëm sa po shkakton dhimbje të mëtejshme për të gjithë”, shkroi ajo.

“Që nga fillimi nuk kam dashur gjë tjetër veçse një marrëdhënie të shëndetshme dhe mbështetëse bashkëprindërore sepse është më e mira për fëmijët tanë dhe më trishton që Kanye vazhdon ta bëjë të pamundur në çdo hap”- ka shtuar Kim.

E vajza e tyre, North West ka rreth 5.6 milionë ndjekës në TikTok ku poston video familjare me familjen e saj. /SHQIP.com