Kim Kardashian akuzohet sërish për përdorim të photoshopit

Kim Kardashian po akuzohet sërish se ka edituar fotografitë që ka postuar në instagram.
Kim u shfaq me linjën e saj Skims dhe shumë komentues pohojnë se ajo i ka rafinuar linjat në mënyrë të pasuksesshme.
Kritikat janë bërë kryesisht në fotot e së dielës, ku ylli i Kardashian shkroi: “E diela me Skims-et e mia”.
Në secilin prej tri imazheve, Kim pozon me krahët e ngritur mbi kokë, e veshur me sutjena sportive nga dhe tuta te gjera sportive.
A post shared by Kim Kardashian (@kimkardashian)
Megjithatë, vëmendjen e tërhoqi barku, sidomos mungesa e dukshme apo pozicioni i çuditshëm i kërthizës.
Fillimisht, të gjitha komentet ishin të fokusuara se sa “mahnitëse” duket ajo, por dikush shumë shpejt vuri re se bukuroshja kishte harruar të shtonte një kërthizë gjatë montimit. Ndërsa të tjerët pohuan se edhe lëkura e saj dukej e çuditshme.
Kjo nuk është hera e parë që Kim akuzohet për përdorim të photoshopit./Shqip.com