Kilaj jep detaje për Shqip.com pas takimit me Thaqin,Veselin e Selimin

Ish-kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Komunën e Malishevës, dje gjatë ditës ka qëndruar në Hagë ku ka zhvilluar takime me Hashim Thaqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin.
Në një prononcim për Shqip.com, Kilaj thotë se vizita e tij ka qenë e karakterit shoqëror.
‘’Ka qenë një vizitë midis miqve, shokëve, bashkëpunëtorëve, ata po mbahen shkëlqyeshëm’’ ka thënë fillimisht Kilaj.
Ai ka treguar edhe për bisedat e zhvilluara dhe a pati ndonjë porosi nga ana e tyre.
‘’ Kemi biseduar për tema të ndryshme, nuk kemi biseduar për politikë, porosia është e qartë, ata nuk gjykohen për vrasje as për keqpërdorimi, nuk akuzohen për UÇK-në. Ata akuzohen për shtetin dhe shtetësinë e Kosovës duke pasur parasysh raportet e Kosovës me Serbinë.’’ thotë Kilaj për Shqip.com
Ai thotë se gjendja e tyre ishte shumë e mirë, kishin disponim dhe moral të fortë./Shqip.com