Kida publikon listën e këngëve të albumit “Orchide”

Artistja e njohur, Kida, së shpejti do të lansojë albumin e saj të parë.
Këngëtarja kosovare e cila pëlqehet shumë për muzikën që lanson tash e disa vite ka treguar se 21 dhjetorit do jetë datë e veçantë, pasi më këtë datë ajo do të lansojë albumin e saj.
Albumi përmban 12 këngë ku shumica të padëgjuara pjesë e albumit të quajtur “Orchide”, dhe kjo tashmë është bërë e ditur përmes një postimi nga Kida në Instagram.
“Pas më shumë se një vit punë dhe angazhim jam super e lumtur me nda me juve datën dhe listën e këngëve të albumit tim të parë. Vullneti dhe dëshira që me ju pru juve diçka që secili e gjen vetën dhe kënaqet tu e dëgjua këtë album, nuk m’ka lënë të lodhem gjatë kësaj kohe.
Pasiqë është albumi i parë kam dashur që ta bëj pak më personal dhe e kam titulluar me emrin tim, lansohet për ditën e lindjes time dhe i ka 12 këngë si muaji i lindjes. Faleminderit për mbështetjen të gjithëve, shpresoj që ju pëlqen albumi. Orchidé 21.12.2021”, ka vazhduar më tej ajo.
Ndryshe Kida ka realizuar edhe një fotosension së fundmi për këtë album.
Kida u pa e veshur me të zeza, teksa flokët dhe grimin i kishte mjaft në nivel, duke e bërë edhe më tërheqëse artisten./SHQIP.com