Lajme

Kica-Xhelili: Marrëveshja e fal Serbinë për dhunimet, shkatërrimet dhe të pagjeturit

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili ka kritikuar planin e Bashkimit Evropian të cilin thuhet se e pranuan kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Kica-Xhelili përmes një shkrimi në Facebook, thotë se njëri nga nenet e këtij plani parasheh që ta fal Serbinë për vrasjet, dhunimet, shkatërrimet dhe të pagjeturit.

Sipas saj, dje janë pajtuar që t’i harrojnë e po ashtu tha se u rihap statusi i Kosovës për të cilën Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e vulosi si të mbyllur.

“Ta tejkalojmë trashëgiminë e të kaluarës” – thotë marrëveshja në hyrje të saj. Pra, e falë Serbinë. Ja fal vrasjet, dhunimet, shkatërrimet dhe të pagjeturit. Janë pajtuar të harrojnë! “Nuk paragjykohet statusi” – thotë në vazhdim. Pra, u rihap statusi i Kosovës të cilën GJND e vulosi si të mbyllur”, shkroi Kica-Xhelili.

Ajo flet edhe për dy nene të tjera të planit evropian që pritet të bëhet marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Neni 7, flet për njëetnicitet të serbëve në vet-menaxhim. NJËETNICITET. Përtej Asociacionit, kanë dhënë Autonomi shtesë një-etnike.  Neni 10, flet për zbatim të të gjitha marrëveshjeve të kaluara. Por, tanimë Asociacionit në përputhje me Vendim të Gjykatës Kushtetuese, iu bashkangjit Neni 7”.

Tutje, Kica-Xhelili tha se nga dje, nuk ka më agresor në tavolinë me BE-në e Serbia u rrëfye, dhe u fal.

/Shqip.com