Lajme

Kica-Xhelili: Kurti përgjegjës për çdo ditë që Haxhiu kalon në ministri

Deputetja nga radhët e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili
Deputetja nga radhët e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili

Pas Kryetares së Forumit të Gruas të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka reaguar edhe deputetja e kësaj partie, Dorasa Kica-Xhelili, mbi deklaratat e sotme të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut.

Kica-Xhelili ka thënë se Haxhiu i ka thënë “dorëzohu” prokurorit të rastit të saj, në mënyrën më brutale dhe banale të mundshme.

Lexo edhe:
KPK-ja dënon gjuhën me përmbajtje kërcënuese të Ministres së Drejtësisë

Sipas saj, LVV nuk do drejtësi, por do dorëzim.

“Kryeministri Kurti nga sot ka përgjegjësi absolute të jap llogari për çdo ditë shtesë që Albulena Haxhiu e kalon në Ministri të Drejtësisë”, ka thënë mes tjerash Kica-Xhelili.

/Shqip.com