Lajme

Kica-Xhelili: Do të jap dorëheqje edhe nga pozita e kryetares së Komisionit për Administratë Publike

Duket se largimi i Doarsa Kica-Xhelili nga Lista Guxo në drejtim të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe dorëheqja e saj nga kjo parti nuk do të jetë e vetmja.

Ajo ka njoftuar po ashtu se do të jap dorëheqje edhe nga pozita e kryetares së Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal.

Kica-Xhelili po ashtu është edhe anëtare e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër-Korrupsionit.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit ajo ka marrë gjithsej 10.604 vota, duke siguruar ulëse në Kuvend.

Lexo edhe:
Kica-Xhelili: Sot jam në LDK, sepse LDK ka pësuar reforma

Siç dihet, Doarsa Kica ishte lavdëruar për punën e saj në Komisionin për Media dhe sidomos për procesin e zgjedhjes së Bordit të RTK ‘së.

Po ashtu ajo gjatë punës në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal ka paraqitur rekomandimin për shkarkimin e anëtarëve të KPMSHCK.

Foto nga mbledhja e Komisionit për Administratë Publike

Në një intervistë për Rubikon, Kica-Xhelili është shprehur se shkuarja në LDK, ka ndodhur për arsyet se në LDK-ja ka pësuar reforma.

Ajo po ashtu është shprehur se dorëheqjen e saj nga Lista Guxo e ka paraqitur me datën 5 gusht./Shqip.com