Kiara Tito shpjegon historinë e fotografisë në Kosovë që nxiti spekulimet për një lidhje me Mozzik

Ka disa javë që në media është përfolur se Mozzik tashmë ka filluar një lidhje të re.
Shkak u bë një fotografi që ai ka postuar duke pozuar nga Milano me këmbën e një vajzë në prapavijë.
Madje një nga emrat që është lakuar ishte moderatorja, Kiara Tito.

Kiara ka qenë pjesë e panelit të “Goca dhe Gra” , ku tregoi historinë e fotografive në Kosovë.
“Isha në Prishtinë, kisha për të prezantuar një festival. Dhe mora një nga këto fustanet që janë seri, që i blejnë shumë vajza, markë e njohur dhe ekonomike. E mora me vete, e vesha, shkova për të bërë vetullat. Bëra një foto në pasqyrë. Në darkë pashë që po më bënin tag fansat e Mozzik. Më thoshin si ia bëre këtë Loredanës, si ia bëre Mozzikut. Sigurisht që ishte lajm i pavërtetë, duhet ta mohoja menjëherë”, ka thënë ajo.

Kujtojmë që Tito pak javë më parë mbylli me sukses edicionin e dytë të “Style Star Show”, ndërsa aktualisht po drejton “Doktor Plastik”./SHQIP.com