Rozë

Kiara Tito bën veprimin e papritur ndaj Arbana Osmanit dhe Lori Hoxhës

Kiara Tito

Moderatorja, Kiara Tito ka bërë një veprim të papritur ndaj prezantueses së spektaklit të Big Brother Vip Albania, Arbana Osmanit dhe shefës së televizionit, Top Channel, Lori Hoxhës.

Dy ditë pasi u eliminua nga shtëpia, Kiara ka fshirë dy vajzat në fjalë nga Instagrami i saj.

Nuk dihet nëse kishte hatërmbetje për shkak të eliminimit apo se ku qëndron e vërteta, por ajo që potencojnë fansat thuhet se ka të bëjë pikërisht me spektaklin.

Ndjekës të shumtë kanë potencuar se këtë herë produksioni nuk ishte treguar i drejtë me Kiarën.

Ndjekësit thonë se ajo që është më pak e dashur nga publiku është vetë Olta për shkak të rivalitetit me Luizin.

/Shqip.com