Kiara me tjetër veprim të papritur për Arbanën dhe Lorin
Publikuar:
(29.03.2023 13:45:48)

Moderatorja, Kiara Tito ka bërë një veprim të papritur ndaj prezantueses së spektaklit të Big Brother Vip Albania, Arbana Osmanit dhe shefës së televizionit, Top Channel, Lori Hoxhës.
Dy ditë pasi u eliminua nga shtëpia, Kiara ka fshirë dy vajzat në fjalë nga Instagrami i saj.
Por, siç duket tashmë ajo ka ndërruar mendje duke i kthyer ato.
Nuk dihet cili ka qenë shkaku që ajo i ka larguar dyshen pas daljes, por tashmë raportet në mes tyre janë rregulluar.

Ndryshe, ajo është duke vazhduar mbështetjen për Luzin.
/Shqip.com