KFOR-i: Droni që ka rënë në Mitrovicë, është i yni

Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO ka konfirmuar se droni që ka rënë sot në lagjen “Bair” të Mitrovicës, është i tyre.
KFOR-i përmes një komunikate për media tha se droni ka rënë si pasojë e një defekti në funksionim.
Ndëresa, kanë shtuar se droni nuk ka shkaktuar lëndime në njerëz.
“KFOR konfirmon se një nga dronët e tij ra në një kopsht privat në zonën e Mitrovicës, si pasojë e mosfunksionimit. Droni nuk ka shkaktuar lëndime në njerëz apo dëme materiale dhe është tërhequr nga Forca Policore e Kosovës menjëherë pas rënies së tij”.
Sipas KFOR-it, droni po kryente një mision rutinë monitorimi në kuadër të aktiviteteve të KFOR-it që kanë për synim krijimin e një mjedis të sigurt.
“KFOR-i dëshiron të falënderojë popullatën lokale për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin; dhe për kontaktimin e menjëhershëm të autoriteteve kosovare, duke bërë të mundur marrjen e menjëhershme të dronit dhe për të mos krijuar shqetësime të shkaktuar nga incidenti”.

Ndryshe, Driton Ujkani nga Aviacioni Civil i Kosovës e ka konfirmuar për Shqip.com. se kishte leje për qarkullim të dronit në atë zonë.
Sipas rregullores për sistemet e mjeteve ajrore pa pilot, operimi i dronëve lejohet vetëm me leje të veçantë të lëshuar nga AAC-ja.
Duke u bazuar në rregullore, pronari i dronit duhet të aplikoj për operim 72 orë paraprakisht./Shqip.com