KFOR-i del me një njoftim për takimet me Kurtin dhe serbët lokal në Kosovë, flasin për tensionet e mundëshme në veri

Gjatë javës, komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO dhe KFOR , gjeneralmajor Ferenc KAJÁRI, u takua me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetarët e katër komunave veriore të Kosovës.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga ana e KFOR-i në Twitter. Po ashtu është bërë e ditur se temë kryesore e këtyre takimeve ka qenë situate në veri të vendit.
“Gjeneral Kajari ka thënë se KFOR-I mbetet plotësisht i fokusuar në implementimin e përditshëm të mandatit që ka, bazuar në rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – të garantojë ambient të qetë dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë”, thuhet në njoftimin e misionit të KFOR-it.
Po ashtu ai ka përsëritur se KFOR-i ka monitoruar me shqetësim vendosjen e barrikadave në veri të Kosovës me 31 gusht dhe ka kujtuar rrezikun nga këto tensionime që mund të shpijnë në incidente të dhunshme.
— @NATO – KFOR (@NATO_KFOR) August 26, 2022
Në fund, KFOR thekson se mbetet i paanshëm dhe i përkushtuar për të ofruar siguri sipas kornizës së negociuar në Bruksel në dialogun e lehtësuar nga BE, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë./Shqip.com