Rozë Ndërkombëtar

Kety Perry përballet me shqetësim gjatë koncertit, nuk mund ta hapë syrin

Këngëtarja Katy Perry, ka kohë që nuk ka qenë pjesë e skenës.

Pas një kohe të gjatë që ajo u shfaq në një koncert, u përball me një incident.

Gjatë përformancës këngëtarja kishte disa probleme me syrin e djathtë për të cilën fansat e quajtën si paralizë.

Një video e saj u bë virale teksa ajo tentonte ta përmirësonte gjendjen e saj.

@doffoficial Katy Perry pasó un incómodo momento cuando se le cerró un ojo y ya no lo pudo controlar | #fyp #ultimahora #katyperry #concierto #doff ♬ sonido original – DOFF.

Kamera fokusohet në fytyrën e këngëtares dhe ajo duket se ka humbur kontrollin e syrit. Qepalla e saj mbyllet dhe qëndron e mbyllur dhe Katy me qetësi përpiqet të bëjë diçka për këtë, por përpjekjet e saj rezultuan të kota pasi ajo mbetet e mbyllur.

Për disa sekonda, Katy Perry vazhdoi të përpiqej të zgjidhte problemin ndërsa shtriu qepallën e saj.

/Shqip.com