Lajme

Këto janë katër oborret e shkollave ku mërgimtarët mund t’i parkojnë veturat në Prizren

Prizreni.

Komuna e Prizrenit ka marrë vendim që të lejohet shfrytëzimi i parkingut të disa shkollave atje nga mërgimtaret dhe qytetarët e tjerë.

Përmes një njoftimi për media nga Komuna e Prizrenit thuhet se shfrytëzimi i këtyre parkingjeve është pa pagesë 

“Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka marrë vendim për lejimin e shfrytëzimit të parkingjeve në këto shkolla: “Lidhja e Prizrenit”, “Gjon Buzuku”, “Emin Duraku” dhe “Motrat Qiriazi” të Komunës së Prizrenit, si parkingje pa pagesë për të gjitha automjetet e bashkatdhetarëve dhe qytetarëve tjerë të Komunës së Prizrenit”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Tutje Komuna njofton se ky vendim është në fuqi deri me 20 gusht 2022./Shqip.com