Këto janë fjalët e para të Unikatilit pas vdekjes së nënës
Publikuar:
(27.12.2022 19:58:12)

Reperit të njohur shqiptar, Unikatilit, i ka vdekur nëna.
Lajmin për vdekjen e saj, e kishte bërë të ditur vëllai i reperit.
Ndërkaq, reperi pak ditë pas vdekjes, për herë të parë ka bërë një dedikim emocionues për të.
“Heroina ime ti do të jetosh në zemrën dhe kujtimet e mia deri ditën që do të takoj sërish”, ka shkruar reperi.

/Shqip.com