Këto janë çmimet e derivateve të naftës për ditën e sotme
Publikuar:
(15.09.2022 09:33:47)

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar limitin për çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme.
Në të dhënat e fundit nuk shihet ndonjë ndryshim në çmime nga ato të disa ditëve më parë.
Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.68 € për litër;
Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.35 € për litër;
Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.76 € për litër”.

Çmimet e lartëcekura vlejnë për datën 15 shtator prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit./Shqip.com