Art Jetese

Këtë lloj të pites nuk e keni provuar asnjëherë

Ilustrim

Ky racion përgatitet shpejt, ndërsa shija i fascinon të gjitha shqisat tuaja.

Përbërësit:

– 450 – 500 g fileta pule;

– 1 qese perimesh të ngrira të përziera me oriz;

– 500 ml ajkë për zierje,

– 100 g kaçkavall;

– kripë;

– piper;

– pluhur hudhre;

– 6 – 7 kore për pite.

Përgatitja:

⦁ Mishin e bardhë piqeni në kube, qitni kripë dhe piper dhe fërgoni në tigan.

⦁ Kur të fërgohen shtoni perimet dhe fërgoni bashkë 10 – 15 minuta.

⦁ Nxehni furrën në 200 gradë.

⦁ Tepsinë katrore apo të rrumbullakët mbështilleni me kore për pite dhe qitni pak vaj.

⦁ Hidhni përzierjen nga tigani dhe mbulojeni me kore.

⦁ Të gjitha mbuloni mirë që të mos rrjedhë salca.

⦁ Hidhni sipër ajkën për zierje dhe kaçkavallin e grirë në rende.

⦁ Sipër hidhni pak pluhur hudhre, sipas shijes.

⦁ Piqeni 30 minuta./SHQIP.com