Këshilli i Prindërve: U kuptua se mësimi nuk mund të mbahet me zor

Këshilli i Prindërve ka reaguar përmes faqes së tyre në rrjetin Facebook, duke shkruar se sot u kuptua se mësimi nuk mund të mbahet me zor.
Ata kanë thënë se ka pasur përpjekje që të njolloset puna e Këshillit të Prindërve, duke tentuar të ngjyroset me ndikime politike.
Veprimin e sotëm ata e kanë quajtur si dinjitoz, i paanshëm e shumë i drejtë në mbrojtje të nxënësve.
Sipas tyre mësimi të shtunave është gabim dhe do të refuzohet secilën herë si i paarsyeshëm.
“Neve, prindërve, na kanë mbështetur për muri vendimet arbitrare dhe mohuese të të drejtave të fëmijëve vazhdimisht (edhe nga institucionet) andaj zëri ynë duhet të jetë sa i fuqishëm e masiv, aq edhe legjitim, i arsyeshëm, i urtë e i bazuar”, thuhet në shresën e tyre.
Këshilli i Prindërve që nga fillimi ka qenë kundër idesë së propozuar nga MASHT që orët e humbura të zëvendësohen ditëve të fundjavës./SHQIP.com/
/Shqip.com