Këshilli i Prindërve në Komunën e Pejës organizon protestë, kërkojnë rikthimin e fëmijëve në shkollë
Publikuar:
(19.09.2022 08:55:12)

Këshilli i Prindërve në Komunë e Pejës, gjatë ditës së sotme pritet të organizojë protestë.
Ata kërkojnë që fëmijët të kthehen në shkollat.
Kryetarja e këtij këshilli, Arta Kollçaku-Gashi në një prononcim për Shqip.com ka dhënë edhe detaje lidhur me këtë marsh protestues.
“Marshi është paqësor, ka mu mbajt në qendër të qytetit të Pejës, qëllimi i këtij marshi është që të fëmijët ti nxjerrim nga kjo fushëbetejë midis Qeverisë dhe SBASHK-ut”

Motoja e këtij marshi paqësor është “Qeveri-SBASHK duam zgjidhje, duam rikthimin e fëmijëve në bankat shkollore”.
Gashi po ashtu është shprehur se 32 shkolla dhe 1 çerdhe në Komunën e Pejës të gjithë janë në grevë.
Theksojmë se greva në arsim ka filluar që nga data 25 gusht./Shqip.com