Këshilli i Prindërve kërkon pushim pranveror për nxënësit

Këshilli i Prindërve të Kosovës ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse respektimin e pushimit pranveror për nxënësit e sistemit parauniversitar të Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Këshilli i Prindërve ka thënë se mohimi i pushimit të nxënësve në vikend dhe pushimeve të parapara me kalendarin shkollor, përbëjnë shkelje të konventave ndërkombëtare dhe Kushtetutës.
Sipas Këshillit, ministria e Arsimit e kishte publikuar kalendarin e korrigjuar mësimor për këtë vit shkollor menjëherë pas ndaljes së grevës, ku pa përfillur kërkesat e prindërve, dhe duke shkelur të drejtat e fëmijëve nxënës në sektorin publik, ua ka mohuar fëmijëve të drejtën për pushim.
“Një shkelje e rëndë e të drejtave të fëmijëve (të mbrojtura me konventa ndërkombëtare e me kushtetutë të Kosovës) por ripërsëritet e askujt, veç nesh, duket se nuk i bën përshtypje.
Si Këshill i kemi dërguar Ministres së Arsimit, znj. Nagavci, kërkesë ta rishqyrtojë atë vendim e t’iu kthehet e drejta e fëmijëve tanë. Po presim përgjigje”, thuhet në reagimin e tyre.
/Shqip.com