Lajme

KESCO do t’i faturojë qytetarët me tarifat që kanë qenë para shtrenjtimit të rrymës

KESCO
KESCO

Kompania Kosovare për Furnizim me Energji (KESCO) ka njoftuar se do të aplikojë tarifat që kanë qenë para shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Nëpërmjet një komunikate për media, KESCO thotë se për të qartësuar situatën e krijuar pas vendimit të Gjykatës së Apelit, përkatësisht vendimit të Rregullatorit të datës 20 maj për pezullimin e tarifave të datës 8 shkurt 2022 ka kërkuar sqarim nga ZRrE por që nuk ka marrë përgjigje.

Megjithatë, vendimi për faturat është marrë pa marrë përgjigje nga ZRrE-ja.

“Duke mos pranuar ende përgjigje dhe udhëzimet e nevojshme nga Rregullatori, dhe në anën tjetër duke qenë në prag të leximit të shpenzimeve dhe faturimit, KESCO e gjendur para një situate jo të lehtë, deri në vendimin e ardhshëm të ZRrE-së, ka vendosur që të aplikojë tarifat paraprake, pra tarifat që ishin në fuqi para datës 8 shkurt”, thuhet në komunikatë.

Kjo formë e faturimit do të vlejë deri në një vendim të ZRrE-së.

Faturat e energjisë elektrike.

Ndryshe, Gjykata Supreme ka aprovuar kërkesën e ZRrE-së për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor dhe ka marrë vendim që të ndryshojë vendimet e Gjykatës së Apelit dhe atë të Gjykatës Themelore duke e konsideruar kërkesën e PDK-së për shtyrje  të ekzekutimit të vendimit për tarifat e reja të energjisë si të pa bazuar.

Lexo edhe:
Supremja ndryshon vendimin e Apelit, mbesin në fuqi çmimet e reja të rrymës

/Shqip.com