Kërkesa në Kuvend për tërheqje të Trustit, Hyseni: Unë kam protokoluar vetëm pyetje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Diton Hyseni, ka bërë të ditur se i ka dërguar kërkesë Ministrit të Financave, Hekuran Murati, që ti lejojë qytetarët të tërhqein mjetet nga Trusti Pensional.
Hyseni, ka bërë të ditur për Shqip.com se 1 mars 2022 ka ngritur pyetje rreth kësaj çështje që ishin disa ide fillestare në konceptet e tyre se si do të jenë mundësi dhe a ekzistojnë mundësit
“Pyetja është e vërtet unë e kom protokoluar në Kuvend, mirëpo ende po mendoj për shkak të përformancës së trustit mandej në mars të deklaruar menjëherë në ditë të para marsit, mandej e kemi lënë pezull me shiku si do të jetë përformanca e trustit vijmë, me qëllim edhe për më dhënë si propozim final”, ka thënë ai.
Hyseni ka bërë të ditur se në pyetjen e tij e ka filluar me idenë e fillestare të listës parlamentare, që ato fitimet e 2021-tës të me u nda.
“A është e mundur që ajo pjesa e editimit me kon pjesë që mundet me kon subjekti I ndarjes përpocjonale në mes të kontributedhënësve, po pa ja prek këtë pjesën e kursimeve të vlerëson minimale që e kanë dhënë secili kontribus në fondin e kursimeve”, ka thënë ndër të tjera ai.
Deputeti i LVV-së ka treguar se fondet e trustit investohen në mekanizma të ndryshëm dhe ato gjenerojnë në fitim.
“Ideja ka qenë që thjeshtë ajo pjesë e fitimit me u nda pa i prekë kursimet”, ka përfunduar ai./Shqip.com
