Kërcënimi me bombë te Rektorati, alarm i rrejshëm

Alarmi për bombë tek ndërtesa e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka dal të jetë i rremë.
Kështu ka bërë të ditur për Shqip.com, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, informata – alarmi ka rezultuar të jetë i rrejshëm”, ka bërë të ditur ajo.
Më herë PK ka njoftuar se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike.
Edhe gjatë javës së kaluar, Policia e Kosovës kishte pranuar informacion për një alarm për bombë po në të njëjtin vend.
Mirëpo pas inspektimit, PK ka njoftuar se alarmi ishte i rremë./Shqip.com