Keqtrajtohet seksualisht një e mitur nga disa persona në Gjakovë
Publikuar:
(01.04.2023 08:55:04)

Një femër kosovare e mitur ka raportuar në Polici se është keqtrajtuar seksualisht nga disa persona të panjohur.
Një njoftimin e Policisë bëhet e ditur se viktima është intervistuar në prezencë të prindit, punëtorit të QPS dhe avokatit mbrojtës.
Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.
Rasti thuhet se ka ndodhur me datën 20 mars në Gjakovë.
/Shqip.com