Keqpërdori pozitën zyrtare, largohet nga puna mbikëqyrësi i burgut të Dubravës
Publikuar:
(04.05.2023 12:52:06)

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se ka larguar nga puna, Sh.G, mbikëqyrës në Qendrën Korrektuese të Dubravës.
Sipas njoftimit, Sh.G, gjatë kryerjes se detyrës ka kryer veprën penale keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe marrje të ryshfetit.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e këtyre dukurive negative dhe do të ndërmerr të gjitha veprimet ligjore ndaj secilit individ, i cili është i përfshirë në veprime të tilla korruptive, pavarësisht rolit dhe funksionit që ka”, thuhet në njoftim.
Vendimi për largim nga puna është marr nga Komisioni Disiplinor i SHKK-së.
/Shqip.com