Këngëtarja me famë botërore kopjon Era Istrefin
Publikuar:
(06.04.2022 13:06:55)

Era Istrefi është bërë inspirim për një këngëtare me famë botërore.
Këngëtarja shqiptare Era Istrefi para pak ditësh ka publikuar projektin e ri muzikor, i cili u mirëprit nga fansat e saj.
Shumë komente mori edhe videoklipi i këngës në të cilin mes të tjerash ajo shfaqet me një veshje që quhet “Body over all” , duke nxjerrë në pah asetet trupore.

Artistja shqiptare ka zgjedhur ngjyrën fosforeshente. Pas saj me veshje të njëjtë është shfaqë edhe këngëtarja me famë botërore Camila Cabello.

Kjo e fundit ka bërë me dije se po sjell një projekt të ri në bashkëpunim me Tik Tok dhe në fotot dhe videot e publikuara shihet e veshur me Mugler.
Ngjashëm si Era ajo ka pëlqyer jeshilen fosforeshente që është shumë në modë këtë periudhë./Shqip.com