Lajme

Kelmendi pro shkëmbimit të territoreve: Kosova pa pjesën veriore, por me pjesën lindore

Ramiz Kelmendi

Ramiz Kelmendi ka komentuar protestat e fundit të serbëve në Veriun e Kosovës.

Kelmendi përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Serbia është perfide në luajtjen e viktimës para syve të Botës.

“Ne nga historia e dijmë se pakicat serbe kudo gjatë historisë, në Jugosllavi kanë shpallur pakënaqësi, duke tentuar që të krijojnë Serbinë e madhe në kurriz të shteteve përreth! Çdo herë duke inskenuar edhe vrasje, gjenocide ndaj popullit të vet në mënyrën më brutale e duke arritur që ti njollosin popujt tjerë”, ka shkruar ai.

Kelmendi ndër të tjera ka thënë se duhet të nxjerrë një konkluzë që dërgojnë të ardhmen e Kosovës në drejtim stabil dhe te duhur.

Dhe sipas tij krejt kjo mund të bëhet pa pjesën veriore dhe me pjesën e Kosovës Lindore.

“Por e kapshme mbetet shkëmbimi kualitativ i territoreve. Çdo zgjidhje tjetër do jetë e dëmshme dhe e përhershme për zhvatjen politike të Serbisë ekonominë dhe pozitën tonë ndërkombëtare”, ka shkruar ai./Shqip.com