Lajme

KEK-u reagon për punësimet: Do të shqyrtohen të gjitha ankesat

KEK.

Korporata Energjetike e Kosovës ka dal me një sqarim lidhur me konkursin e fundit pasi në opinion ka pasur shumë reagime lidhur me këtë konkurs.

KEK-u thekson se në konkursin për plotësimin e 150 pozitave të lira të punës, kishin aplikuar 4668 kandidatë, ku janë përzgjedhur 128 prej tyre. 17 pozita mbesin ende vakante, dhe sipas njoftimit, do të shpallen së shpejti edhe një herë.

“Korporata Energjetike e Kosovës njofton opinionin se pas përfundimit të procedurave të rekrutimit sipas shpalljes publike për plotësimin e 150 pozitave të lira, ku kishin aplikuar 4668 kandidat, janë publikuar rezultatet përzgjedhjes për 128 pozita. Ndërsa për 17 pozita ende të pa plotësuara vazhdon procedura e rekrutimit si dhe për 5 pozita për të cilat nuk kemi pasur kandidat të suksesshëm, do të rishpallen në një të ardhme të afërt” thuhet fillimisht në reagimin e KEK-ut.

Korporata Energjetike e Kosovës

Po ashtu përmes reagimit KEK-u ka bërë të ditur se do të shqyrtohet të gjitha ankesat të cilat kanë ardhur pas publikimit të rezultateve.

“Në këtë drejtim, KEK ju siguron se të gjithë ankesat do të shqyrtohen me kujdesin më të madh, duke rishikuar procesin, do të korrigjohen gabimet e evidentuara si dhe do të merren masa adekuate komfor ligjit, kudo që do të ketë pasur shkelje në proces.” thuhet më tutje në reagimin e KEK-ut.