KEK-u për tri vjet shpenzoi mbi 377 mijë euro të promovojë punën në media
Publikuar:
(24.05.2022 11:15:36)

Për gjatë tri vjetëve, Korporata Energjetike e Kosovës ka shpenzuar mbi 377 mijë euro që të promovojë punën në media.
Kështu është bërë e ditur nga raportimi i auditimit të performancës “Prokurimi në Korporatën Energjetike të Kosovës (2018-2020)” në Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike.
“377 mijë euro janë shpenzuar vetëm për promovim të KEK-ut në media. 98 kontrata janë bërë për tri vjet për promovimin e punës së Korporatës Energjetike të Kosovës”, tha Hykmete Bajrami, kryetare e këtij komisioni.
Bajrami, gjatë këtij komisioni ka treguar se asnjë gjetje e këtij raporti nuk është pozitive dhe se në vazhdimësi janë gjetur shkelje dhe neglizhencë nga KEK-u./Shqip.com