KEK nuk arrin ta rikthejë në funksion B2, Bucolli: punimet priten të përfundojnë në fund të muajit

Pavarësisht paralajmërimeve që njësia B2 e Termostatit Kosova B do të rikthehet në funksion një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Zëdhënësi i KEK-ut, Skëndër Bucolli ka thënë për SHQIP.com ka thënë se punimet pritet të përfundojnë në fund të muajit.
“Njësia gjeneruese B2 me fuqi rreth 260 MW/h aktualisht sipas planit është në remont të rregullt vjetor i cili sipas planit të përditësuar pritet të përfundoj në fund të muajit”.
Ai ka thënë se aktualisht janë duke operuar me rreth 520 MWh.
“Korprata Energjetike e Kosovës (KEK) ju njofton se aktualisht është duke operuar me dy njësi të TC-A-së me rreth 130 MW/h secila dhe një njësi të TC-B me rreth 260 MW/h. Pra ne total rreth 520 MWh”.

Tutje ai ka shtuar se KEK nuk është duke eksportuar sepse të gjitha tepricat e energjisë elektrike (gjatë natës) dhe është duke i depozituar në KESH, ku sipas tij vetëm në 5 ditët e fundit ka depozituar mbi 5.500 MË.
Ndërsa totali i depozitimit të energjisë elektrike në KESH deri më sot është rreth 130,000 MË.
Në anën tjetër, zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala për SHQIP.com ka thënë se në një situatë të tillë do të vazhdojnë edhe reduktimet.

“Do të thotë që mbetët planifikimi i rregullt që ka qenë. Dje nuk ka pasur kufizime fare dhe sot ka. Ta shohim situatën se si po shkon. Sipas paralajmërimeve do të rikthehet me 1 shtator Blloku B2”.
Buzhala apelon të gjithë konsumatorët që të kursejnë maksimalisht energjinë elektrike.
Qytetarët e Kosovës janë duke u përballur me reduktime të energjisë elektrike nga data 15 gusht.
Ndërkaq Qeveria e Kosovës të mërkurën ka ndarë 41 milionë euro në kuadër të pakos së ringjalljes ekonomike për mbështetje në tejkalimin e krizës energjetike./SHQIP.com