Rozë

Keith rrëfen se pse iu rikthye sëmundja Ardianës

Keith dhe Adriana

Keith Groeneveld ka folur për herë të parë rreth operacionit të tumorit në tru, të cilit iu nënshtrua e dashura e tij dhe njëherësh aktorja, Adriana Matoshi.

Ai për emisionin Prive zbuloi javët e vështira dhe shumë të gjata, të betejës që u përballë deputetja, me rikthimin e tumorit pas nëntë vitesh.

Ai po ashtu ndau me publikun se Adriana asnjëherë nuk është dorëzuar dhe ka qenë shumë e fortë gjatë të gjithë kohës.

Adriana dhe Keith

Futobollisti tha se shkaktar i formimit të tumorit tek ajo është stresi, por për shkak të intervenimit tashmë është hequr në tërësi.

E tani, Keith tregoi se Adriana është në shtëpi dhe në gjendje të mirë. /SHQIP.com