KEDS-i me pajisje të re për leximin e njehsorëve, detekton keqpërdorimet

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS), ka filluar leximin e njehsorëve elektrik me pajisjen të re.
Përmes një njoftimi për media nga KEDS, thuhet se kjo pajisje është vënë në funksion për avancimin e shërbimit të leximit të njehsorëve.
“KEDS nis leximin e njehsorëve elektrikë me pajisje të re të dorës. Me qëllim të avancimit të shërbimeve të leximit të njehsorëve elektrikë, KEDS-i ka vu në funksion përdorimin e pajisjes më të re teknologjike të këtij lloji, e njohur si UNITECH”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.
Sipas KEDS-it kjo pajisje minimizon gabimet e mundshme që mund të ndodhin gjatë njehësimit si dhe detekton keqpërdorimet.
“E veçanta e kësaj pajisjeje është se, përveç që përkon me standardet më të larta teknologjike të këtij lloji, përmirëson dukshëm edhe cilësinë në shërbim ndaj konsumatorit përmes leximit të saktë dhe të shpejtë të njehsorit, gjithnjë duke i minimizuar në masë të madhe gabimet e mundshme që mund të ndodhin në raste të tilla. Mbi të gjitha, detekton edhe keqpërdorimet e mundshme”.
Sipas KEDS-it, pajisja UNITECH është pajisja e dytë në shfrytëzim për leximin e njehsorëve, pas pajisjes së vjetër, “Hand Held Unit”, që është në përdorim që nga viti 2014.
Kosova është në krizë energjetike si dhe gjatë dimrit kjo situatë pritët të përkeqësohet.
Qeveria e Kosovës është në negociata me Maqedoninë e Veriut, Greqinë dhe Bullgarinë për të blerë dhe këmbyer rrymë.
Kështu tha ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli gjatë konferencës për shtyp të martën e kaluar nga Termocentrali Kosova A.
Ajo shtoi se dimri këtë vit do të jetë i vështirë dhe apeloi tek qytetarët për të kursyer energjinë elektrike.
Po ashtu Rizvanolli ditë më parë në Kuvendin e Kosovës ka bërë apel për qytetarët e Kosovës që të izolojnë shtëpitë e tyre dhe të ndryshojnë sistemin e ngrohjes.
Ndërsa, nga zëdhënsi i KEDS-I Viktor Buzhala kishte rekomanduar që të pastrohen dy persona së bashku në mënyrë që të kursejnë energji elektrike gjë e cila nuk u prit mirë nga qytetarët/Shqip.com