Kati Piri: Në Holandë po ndryshon disponimi për Kosovën për liberalizimin e vizave

Deputetja holandeze dhe anëtarja e Këshillit Evropian për Marrëdhënie të Jashtme, Kati Piri, ka thënë se disponimi i Holandës rreth integrimit evropian për shtetet e Ballkanit Perëndimor ka filluar të ndryshojë.
Përmes një postimi në Twitter, deputetja holandeze dhe anëtarja e Këshillit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë, është shprehur se në Holandë janë të gatshëm për të rishikuar çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.
“Pas vitesh të ri-zgjerimit të BE-së nga vetoja holandeze, deponimi po ndryshon në 🇳🇱parlament: – mbështesë kandidaturën në BE të Ukrainës dhe Moldavisë. Të përkushtuar ndaj kandidaturës së Gjeorgjisë pasi të plotësohen kushtet. Të gatshëm të rishikojmë liberalizimin e vizave për Kosovën si dhe të mbështesim fillimin e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”
Këshilli Evropian ka bërë publike agjendën e takimit të 23 dhe 24 qershorit, dhe në këtë agjendë nuk është përfshirë liberalizimi i vizave për Kosovën.
Mirëpo gjasat që çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën të diskutohet në Këshillin Evropian janë të mëdha, kjo pasi që në njërën prej pikave të agjendës që ndërlidhet me çështjet e politikës së jashtme, thuhet se “në dritën e ngjarjeve, Këshilli Evropian mund të trajtojë çështje specifike të politikës së jashtme./Shqip.com
After years of Dutch veto’s re EU enlargement, mood is changing in 🇳🇱 parliament:
– support EU candidacy 🇺🇦🇲🇩
– committed to 🇬🇪 candidacy once conditions are met;
– willing to review Kosovo visa liberalization;
– support start negotiations 🇦🇱 🇲🇰— Kati Piri (@KatiPiri) June 22, 2022