Katër persona janë lënduar nga aksidenti në Sllatinë
Publikuar:
(14.04.2022 22:02:24)

Katër persona kanë marrë lëndime trupore nga një aksident që ka ndodhur në Sllatinë.
Lajmin e ka konfirmuar për SHQIP.com, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.
“Rreth orës 18:25 është raportuar një aksident trafiku me lëndime trupore dhe dëme materiale, me ç’rast dyshohet se një automjet si pasojë e mosmbajtjës së distancës ka goditur një kamionetë, ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur”, tha Hoxha.

Njësitet kompetente policore për menaxhim dhe kontroll në autostradë janë marr me rastin dhe procedurat e mëtejme ligjore./Shqip.com