Katedralja “Ringjallja e Krishtit”, frymëzim për piktorin Genc Bekteshi

Katedralja “Ringjallja e Krishtit” është kthyer në frymëzim për piktorin Genc Bekteshi nga qyteti i Suharekës, i cili mori pjesë në Koloninë ndërkombëtare të arteve figurative Ditët e Mios në Korçë.
Ndryshe nga të tjerët që zgjodhën më së shumti natyrën mahnitëse të Korçës dhe rrethinave të saj, i riu nga Kosova pavarësisht tundimit të natyrës vendosi të hidhte në telajo katedralen duke prekur disa nga elementët e rëndësishme të saj, arkitekturën tipike klasike, ngjyrat etj.
Jo vetëm Genc Bekteshi por kanë qenë 51 piktorë nga 15 shtete që morën pjesë në koloninë ndërkombëtare të arteve figurative Ditët e Mios, të cilët përveç pikturës shkëmbyen edhe eksperiencat e tyre. Në natën përmbyllëse organizatorët u kujdesën që të shpërndanin certifikata për pjesëmarrësit.
/Shqip.com