Rozë

Kaq e bukur është motra e Mbresës së “BBVK”

Mbresa Hajrullahu është ndër banorët më të komentuar të shtëpisë së BBVK që prej hyrjes së saj.

Për të folur për të ishte prezentë motra e saj, Andisa në “Big Talk”, ku foli edhe për njohjen me Atdheun.

“Nuk ka njohje nga jashtë, Atdheu në atë moment e ka postuar storjen dhe ia ka bërë folloë Mbresës edhe ne që po ia menaxhojmë Instagramin Mbresës, ia kemi kthy folloë edhe vetëm e kemi falënderuar për mbështetjen”, tha motra, Andisa.

Andisa tha se nuk sheh që mund të lind diçka mes tyre.

“Mbresa është goxha e pashme, është e mençur, i ka disa virtyte. Por, nuk mund të ndodh diçka, jo, nuk e besoj”, shtoi ajo.

Megjithatë, Mbresa nuk është e vetmja e bukur brenda shtëpisë së saj.

Po aq këndshëm duket edhe motra e saj, ku publiku menjëherë ka filluar edhe ta pëlqejë.

/Shqip.com